Njoftime

Zbulimi i bustit të shkrimtarit Martin Camaj

Në SHFMU”Martin Camaj” në Gurrakoc me dt. 07.12.2020, u bë zbulimi i bustit të shkrimtarit Martin Camaj, emrin e të cilit e mbanë kjo shkollë.

Bazuar në rrethanat dhe situatën në të cilën gjendemi për shkak të Pandemisë duke u përpjekur që të respektojmë masat sipas udhëzuesit të MASH, protokolit të komunës dhe rekomandimeve të IKSHPK ky zbulim nuk mund të realizohej me ceremoni meritore, prandaj ceremonia e zbulimit do të realizohet në ditët tjera duke shpresuar për rrethana më të mira!

Për ngritjen e këtij busti kontribut të madh ka dhënë mërgata shqiptare dhe koordinatori i këtij projekti gazetari i njohur Lekë Musolli për çka i tërë stafi,kolektivi i kësaj shkolle shpreh mirënjohje dhe falenderim.Drejtoresha e shkollës: Mimoza KabashiGurrakoc, 7 dhjetor 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *